Një 42 vjeçar, Petrit Bilibashi, është vënë sot në pranga, pasi ka plagosur me kaçavidë dy persona në një lokal në Tiranë, Mareglen Thaçi dhe Ruzhdi Llaçi, pas një sherri për motive të dobëta një ditë më parë.

Policia bën me dije se dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet të fortë 2 shtetas, falë reagimit të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në ambientet e një lokali, një shtetas kishte goditur me mjet të fortë dy të tjerë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij. Falë reagimit të shërbimeve të Policisë është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit, shtetasi:

– P. B., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, ditën e djeshme, në ambientet e një lokali, në rrugën “Kostandin Kristoforidhi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë (kaçavidë), shtetasit M. Th. dhe R. Ll., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. B., për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb