Një 54 -vjeçar është arrestuar nga policia e Delvinës pasi gjatë një konflikti të çastit, ka plagosur me mjet prerës një shtetas.

I lënduari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftim

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan shtetasin F. A., 54 vjeç, banues në Delvinë, pasi më datë 24.01.2025, gjatë një konflikti ka plagosur me mjet prerës shtetasin P. I., 38 vjeç, banues në Delvinë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb