Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 2 persona, ndërsa janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare bënë me dije se në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, prangosën shtetasin me inicialet A. L., 39 vjeç, banues në Sukth, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta kushëririn e tij, shtetasin L. L., 28 vjeç, banues në Durrës.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit Xh. L., 48 vjeç dhe Sh. L., 45 vjeç (vëllezër), pasi janë përfshirë në konfliktit me kushërinjtë e tyre.

Ndërkohë, personi i dytë i arrestuar është shtetasi me inicialet S. Rr., 53 vjeç, banues në fshatin Mafsheq, Krujë, pasi në fshatin Nojë, duke drejtuar mjetin tip “Rexton”, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga. Aktualisht shoferi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb