DURRËS

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 62-vjeçar, i cili ka qenë edhe pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” në News24, ku është trajtuar konflikti mes tij dhe vëllait për çështe prone. Në emision, burri foli nga arratia dhe tha se do të dorëzohej në polici nëse liroheshin dy djemtë e tij që mbaheshin në burg prek ngjarjes.

Nga Shërbimet e Policisë së Postës Manëz, Durrës, në bashkëpunim me Shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr.3 Tiranë, në rrugën “Jordan Misja”, Tiranë, është kapur dhe ndaluar shtetasi Medi Koleci, 62 vjeç, banues në fshatin Armath, Durrës.

Ky shtetas në vitin 2018, në fshatin Armath, Durrës, në bashkëpunim me dy djemtë e tij ka goditur me mjete të forta (sopatë), kunatën e tij, shtetasen Qefsere Koleci, duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën.

Qefsere Koleci
Qefsere Koleci

Në ngarkim të këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, më datë 20.10.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje për shkak të mardhënieve familjare, e mbetur në tentativë” kryer në bashkëpunim. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb