Identifikohet autori i plagosjes së një 16-vjeçari në Tiranë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Zhan D’ark”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi me inicialet N. K., 27 vjeç ka goditur me thikë shtetasin e mitur me iniciale J.K. I mituri ndodhet i shtruar në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, në vijim të punës për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbeti i plagosur një 16-vjeçar, si dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, kanë bërë të mundur identifikim dhe shpalljen në kërkim të autorit të ngjarjes shtetasit N. K., 27 vjeç. Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Zhan D’ark”, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin e mitur me iniciale J. K., 16 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: