Arrestohet autori i dyshuar i plagosjes së 17-vjeçarit në Sukth. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë dhe Forcës së Posaçme “Shqiponajt”, në pranga ra shtetasi me inicialet Xh.S., banues në Sukth, Durrës.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), Elvin Zirën, 17 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: