VLORE- Policia e Vlorës ka ndaluar një 16-vjeçar, pasi akuzohet për plagosjen e dy bashkëmoshatarëve.

Në pranga ka rënë D.N., 16 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë ditës së hënë, pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen “Pavarësia”, ka plagosur rëndë me thikë, V.Ç, 15 vjeç si dhe bashkëmoshatarin tjetër G.F., 15 vjeç, ky i fundit është plagosur më lehtë.

Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Vlorës për trajtim mjekësor, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën, 16-vjecari akuzohet për “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb