VLORE- Policia e Vlorës ka arrestuar një 17-vjecar, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një 21-vjecar. Ngjarja ndodhi mbrëmë në lagjen ‘Pavarësia’ në zonën e Lungomares, ku E.P, 17 vjeç, banues në Vlorë ka plagosur me thikë R.S., 21 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, pas një konflikti mes tyre.

Njoftimi i policisë:
Më datë 22.08.2018, rreth orës 23:00, në zonën e lungomares ka ndodhur një konflikt ku për pasojë është plagosur me mjet prerës një shtetas.

Shërbimet e policisë shkuan në vendin e ngjarjes ku konstatuan se në lagjen “Pavarësia”, shtetasi E.P, ka goditur me mjet prerës “thikë” shtetasin R.S., 21 vjeç, banues nė fshatin Babicë e Madhe Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e mirëorganizuara dhe të shpejta policore, u bë e mundur identifikimi dhe kapja në kohë e autorit në qytetin e Vlorës.

Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i K.Penal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: