TIRANË

Një sherr me thika është shënuar mes të rinjve në zonën e Astirit në Kryeqytet.

Gazetarja Doriana Bezat, raporton për “BalkanWeb”, se policia ka arrestuar autorin e dyshuar, i cili ishte në kërkim.

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Romario Çibukun, i cili, ditën e diel, në një piceri në zonën e Astirit, ka tentuar të vrasë me thikë 30-vjeçarin Luis Kulla.

Ky i fundit, u plagos rëndë dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spital.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb