Policia e Korçës ka identifikuar autorin e plagosjes së 40-vjeçarit Ergyst Shtylla në Korçë.

Autori është një 39-vjeçar, që vazhdon që të mbetet në arrati. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Policia po punon për të kapur autorin.

“Korçë/Informacion shtesë.

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku shtetasi E. Sh., 40 vjeç, ngeli i dëmtuar me mjet prerës, ju informojmë se:

Pas veprimeve paraprake të kryera dhe informacionit të siguruar, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit D. M., 39 vjeç.

Shtetasi E. Sh., në kallëzimin e dhënë ka deklaruar se për motive të dobëta ishte qëlluar me mjet prerës (thikë) nga shtetasi D.M.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 39 vjeçarit D .M.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: