Prokuroria publike e Solothurnit ka ngritur akuzë për tentativë vrasje me dashje kundër një 51-vjeçari shqiptar. Ai akuzohet se ka plagosur rëndë një koleg pune në një mosmarrëveshje në një kantier ndërtimi në Biberist, në shtatorin e kaluar, shkruan sda.ch.

I akuzuari, shtetas i Kosovës, e ka qëlluar viktimën disa herë me thikë, thuhet në deklaratën e prokurorisë publike, të publikuar të enjten, transmeton albinfo.ch. I dyshuari pjesërisht i mohon akuzat.

Ngjarja ndodhi mesditën e 17 shtatorit të vitit 2020, ku qendra e alarmit kishte marrë një mesazh ku thuhej se dy persona ishin grindur. Policia e kantonit Solothurn kishte gjetur vetëm të plagosurin në vend, një 27-vjeçar me disa lëndime. Ai ishte dërguar në spital për trajtim, ndërsa më pas policia arriti të ndalonte autorin e dyshuar pasi një hetim pati filluar menjëherë.

Data e gjyqit në gjykatën e Qarkut Bucheggberg-Wasseramt nuk është caktuar ende.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: