Një i mitur është plagosur rëndë me thikë nga një 15 vjeçar, mbrëmjen e se dielës në një lagje pranë shkollës “Bajram Curri” në Tiranë. Fëmija i plagosur ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekeve. Sipas familjareve të fëmijës se plagosur dhe banorëve të lagjes nuk është hera e parë që 15-vjeçari, një i mitur me probleme të shëndetit mendor, plagos me thikë fëmijët, madje ka kryer akte dhune edhe ndaj të rriturve me sende të forta dhe thikë.

Banorët shprehen se e kanë denoncuar disa herë në polici, por i mituri është lënë i lirë për shkak të moshës minorene dhe të problemeve shëndetësore. Banorët bëjnë thirrje që institucionet shtetërore të reagojnë dhe 15-vjeçari të dërgohet në institucionet e rehabilitimit. Ata shprehen të frikësuar pasi 15-vjeçari është kthyer në një kërcenim serioz për fëmijët dhe të gjithë banorët e lagjes.

Familjaret e të miturit thonë se 15-vjeçari para dy vitesh ka qenë në shtëpinë e fëmijës në Sarandë, por e kanë rikthyer serish dhe se kërkojnë që të dërgohet në një qendër rehabilitimi pasi e kanë të pamundur ta mbajnë nën kontroll.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: