ELBASAN- Një 37-vjecar ka përfunduar në pranga në Elbasan, pasi akuzohet se është autor i plagosjes me thikë të një 29-vjeçari në një lokal në lagjen ‘5 Maji’, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë për motive të dobeta. Në pranga ka përfunduar Albert Peqini.

Njoftimi i policisë:
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, falë një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e autorit të plagosjes së shtetasit B.S., 29 vjeç, ndodhur në datë 01.10.2018.

Ndalohet shtetasi Albert Peqini, 37 vjeç, banues në lagjen “5 Maj” Elbasan.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi Albert Peqini, gjatë një konflikti për motive të dobëta në ambjentet e jashtme të një lokali në lagjen “5 Maj” , Elbasan, ka plagosur me thikë shtetasin B.S.

Materialet i kaluan Prokorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar nga nenet 279, 89 të Kodit Penal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb