Policia e Lushnjes kanë arrestuar në flagrancë shtetasin D. R., 42 vjeç,  pasi për motive të dobëta, ka goditur dhe dëmtuar lehtë me mjet prerës, vëllain e tij.

Ndërkohë, Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasit A. B., 42 vjeç, Xh. C., 20 vjeç dhe një shtetasi 16 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, shtetasit A. B dhe 16-vjeçarit, iu gjetën dhe iu sekuestruan doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, ndërsa shtetasit Xh. C., ju gjetën doza lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. F.., 60 vjeç, banues në Libofshë, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, një shtetas tjetër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb