Një 23-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi akuzohet se për motive të dobëta ka plagosur në sy një të ri. Ngjarja ndodhi në një lokal në fshatin Belorta.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se i riu me inicialet R. Gj., ka plagosur në sy një 20-vjeçar, i cili ndodhet në spital në Tiranë për mjekim më të specializuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin R. Gj., 23 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi mbrëmjen e djeshme, në një lokal në fshatin Belorta, për motive të dobëta, ka dëmtuar me sende të forta, në sy, një 20-vjeçar, i cili pas mjekimit në spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë, për mjekim të specializuar.”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb