Federata turke ka dënuar me një skualifikim të përjetshëm Mansur Kalar, lojtar i Amedsporit, përgjegjës për një agresion të pabesueshëm gjatë një ndeshjeje të vlefshme për ligën e dytë. Në takimin kundër Sakarjasporit, lojtari hyri në fushën e lojës me një brisk rroje në dorë, duke plagosur disa lojtarë kundërshtarë në pjesë të ndryshme të trupit.

Kalar
Kalar

Këtë çmenduri autoritet kanë vendosur ta ndëshkojnë në mënyrë shembullore, duke ndalur edhe dy lojtarë të skuadrës së Kalar dhe një lojtar të Sakarjasporit për katër ndeshje. Ndërkohë, për këtë çështje kanë nisur hetime të mëtejshme.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb