VLORA

Fadil Likaj, autori i plagosjes së studentes Kostandina Zanaj në Vlorë është lënë në arrest me burg. Ai mbërriti paraditen e sotme nën masa të rrepta sigurie në Gjykatë.

Gjyqtar i çështjes që dha vendimin ishte Enkel Peza kurse autori mbrohet nga avokati Arjan Isufi, raporton gazetari Enrik Mehmeti për BalkanWeb.

Tre ditë më parë pas një konflikti në lokal, 30-vjeçari Likaj nga Shkodra nxori armën dhe plagosi studenten 20-vjeçare nga Berati. Ai përdori granatë dhe armë.

E reja doli jashtë lokalit me vrap për të kërkuar ndihmë kurse 30-vjeçari iku me shpejtësi, por u neutralizua nga qytetarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb