Policia ka shpallur në kërkim aktorin e Teatrit të Durrësit, Ervin Dokon.

Burime zyrtare bëjnë me dije se 39-vjeçari pas një sherri për motive të dobëta ka goditur me sende të forta 36-vjeçarin E. G. Ndërkohë bëhet me dije se policia po punon për arrestimin e tij. Doko është aktor i njohur për publikun shqiptar, pasi pak muaj më parë ishte protagonist në serialin e aktorit Ermal Mamaqi, të titulluar “HOT”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë shpalljen në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. D., 39 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin E. Gk., 36 vjeç. Punohet për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb