Në rubrikën “Opinion” në News24 qendra e diskutimit kanë qenë incidentet dhe sherret mes të rinjve pas dy ngjarjeve që kanë ndodhur në vend ku një i ri është plagosur me armë zjarri dhe disa të tjerë janë përshirë në një zënkë masive.

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit Genti Mullai deklaroi se në këtë rast ka pasur një sherr mes 17-vjeçarit dhe dy bashkëmoshatarëve të tij të cilët kanë shkuar për t’u sqaruar me të.

Sipas tij ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës ku 17-vjeçari ka plagosur aksidentalisht 15-vjeçarin i cili ka hyrë për të ndarë sherrin mes tij dhe dy të tjerëve që kishin ardhur nga Lezha.

Ai shtoi se nuk është e vërtetë që nxënësi ka hyrë me armë në shkollë.

“Së pari dua të sqaroj që të mos krijojmë as panik që në shkolla ka një zinxhir të mirë sigurie që funksionon me inspektor, oficeri i sigurisë, bordi i prindërve, qeveria e nxënësve, etj. Ka shumë faktorë që ndikojnë për sigurinë në shkolla. Në të gjitha shkollat e mesme ka oficerë sigurie, ata janë urë lidhëse mes policisë dhe shkollës dhe ka një shkëmbim të informacioneve në kohë nëse konstatohen shqetësime në shkollë.

Në Laç është një ngjarje ku nuk ka pasur konflikt mes dy të rinjve, por ai ka qenë mes 17-vjeçarit dhe dy të tjerëve. Ata kanë shkuar për t’u sqaruar. Nuk ka hyrë njeri me armë në shkollë, ngjarja ka ndodhur jashtë shkollës. 17-vjeçari ka pasur konflikt me 2 të rinjtë, 15-vjeçari po kalonte në rrugë dhe ka ndërhyrë për t’i ndarë, kur është shkrepur arma e tij aksidentalisht ai është gjendur aty.

Policia e ka kryer detyrën e saj në kontrollimin e situatës, nuk është e vërtetë që nxënësit hyjnë me armë në shkollë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: