Pas një sherri të ndodhur në Ksamil, u raportua për tre të plagosur, pjesëtarë të familjes Ahmeti.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur Adriatik Ahmeti, Luli Ahmeti dhe Flamur Ahmeti.

Për shkak të plagëve të marra Luli Ahmeti është nisur drejt Tiranës, po ashtu sipas policisë edhe ndërsa dy të tjerët u transportuar drejt Tiranës mjekim më të specializuar.

Sakaq Adriatik Ahmeti 49-vjeç i cili ka pësuar thyerje bëhet me dije se është biznesmen.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes, për të verifikuar shkaqet dhe autorët e kësaj ngjarje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb