Një efektiv policie po hetohet pas plagosjes së Joan Muçllarit në Pogradec, djali i një biznesmeni të njohur në zonë, por edhe të njohur për policinë për shkak të disa sulmeve ndaj tij. Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se është vënë nën hetim dhe po verifikohet roli i një oficeri policie, i cili është i afërm me njërin nga personat e ndaluar si i dyshuar për dhënie ndihme të dy autorëve të krimit.

Njëri nga personat e arrestuar ka lidhje familjare me oficerin e policisë i cili dyshohet se mund të ketë pasur rol në ngjarje për të ndihmuar autorët.
Efektivi po hetohet nga Agjencia e Mbikëqyrjes policore dhe Prokuroria e Pogradecit.

Pesë persona janë arrestuar nga policia, pasi dyshohet se kanë përkrahur autorët dhe kanë penguar në zbardhjen e të vërtetës për plagosjen me armë zjarri të djalit të biznesmenit në Pogradec.

Joan Muçllari, mbeti i plagosur në një atentat ditën e djeshme. I riu mori një plumb në këmbë, ndërsa dyshohet se ka marrë edhe një plagë tjetër në pjesën e kokës në afërsi të qafës, ku dyshohet se mund të jetë goditur me mjet prerës.

I plagosuri është djali i Jetmir Muçllarit, pronar i hotelit Voloreka.

Të arrestuar në lidhje me ngjarjen janë shtetasit:
-Fatjon Bono;
-Kristian Kresto;
-Hekuran Gjona;
-Ledion Shkullaku;
-Rudi Shaho.

Vijojnë në kërkim 2 autorët e ngjarjes:
-Firdeus Berberi.
-Griseld Maxhari.

Kujtojmë se ngjarja e ndodhur ditën e djeshme (të hënën) , ka lidhje me një atentat që është bërë në gusht të vitit 2020 në Hotel Voloreka në Pogradec.

Joan Muçllari, djali i pronarit të hotelit, në atentatin e parë u ka shpëtuar plumbave, pasi ishte në hotel duke fjetur në momentin e breshërisë së dy viteve më parë. Në

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb