Identifikohet emri i plotë i kalimtarit të rastit që mbeti i plagosur gjatë natës sot në Sarandë. Ngjarja ndodhi në afërsi të një lokali, në rrugën Turizëm-Kanali Cukës në qytetin bregdetar.

BalkanWeb mëson se përveç shënjestrës, biznesmenit Spiro Iljadhi, i plagosur mbeti dhe turisti Mario Jani, i cili po kalonte në rrugë.

33-vjeçari, shqiptaro-amerikan, mësohet se kishte ardhur në Sarandë për të kaluar pushimet, por fatkeqësisht u gjend në kohën dhe vendin e gabuar. Mësohet se plumbat e prekën në fundshpinë, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: