Policia e Shkodrës ka reaguar për plagosjen e dyfishtë në Bardhaj të Shkodrës ku shënjestër ishin vëllezërit Marian dhe Hot Doçaj.

Nga informacioni zyrtar, bëhet me dije se vëllezërit e moshës 23 dhe 30 vjeç janë dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër edhe Forcat Shqiponja me FNSH kanë zbarkuar në zonën ku ka ndodhur ngjarja për të rrethuar zonën dhe për të kapur autorët.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Shkodër/informacion paraprak

Rreth orës 19.45, në fshatin Bardhaj, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy vëllezërit M.D.,  23 vjeç dhe H.D., 30 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, forcat Shqiponja dhe ato të Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe grupe të FNSH Shkodër , me qëllim rrethimin e zonës dhe krehjen e saj për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb