TIRANA

Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi plagosjen e dyfishtë në Tiranë teksa bëhet me dije se autori është identifikuar.

Në njoftim thuhet se të plagosur kanë mbetur 32-vjeçari A.Gj, dhe 28-vjeçari J.M, teksa konfirmohet se ngjarja ka nisur si një konflikt çasti.

Ndërkohë pritet zbardhja e plotë e kësaj ngjarje.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë  kanë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb