TIRANË

Gazetarja Doriana Bezat ka treguar për “BalkanWeb” detaje lidhur me plagosjen e dyfishtë që ndodhi një ditë më parë në ish-parkun e Autobusëve në Tiranë.

Të plagosur kanë mbetur Aleksandër Nikolla dhe Xhulio Vela, ndërsa të arrestuarit janë Farjon Palushi dhe Daniel Manushi, si dhe është shpallur në kërkim Islam Xhetani, të tre këta emra me precedent të mëparshëm penal.

Gazetarja bëri të ditur më tej, se Aleksandër Nikolla, pra një prej të plagosurve, është arrestuar pasi akuzohet se nuk ka treguar identitetin e personave që i kanë qëlluar. Raportohet se gjendja shëndetësore e dy të plagosurve është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, vlen të përmendet se Daniel Manushi nuk ishte një emër i panjohur për policinë.

Më 28 nëntor të vitit 2017 ai ka plagosur me armë zjarri punonjësin e policisë Ermal Bregu. Ky i fundit në kohën që ka ndodhur ngjarja ka qenë jashtë detyre. Policia ndërkaq ka gjetur dhe armën me të cilin ka ndodhur krimi.

Pas krehjes së zonës, uniformat blu kanë gjetur një pistoletë të fshehur në një pemë dekorative, pikërisht, ajo dyshohet se është përdorur për plagosjen e Nikollit dhe Velës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb