Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me plagosjen e Ardit Kërtushës, ish-kandidat për kryetar të PS-së, në Durrës. Ngjarja në fjalë ndodhi dy ditë më parë në qytetin bregdetar, në një lokal në zonën e Currilave.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se policia ka disa pisa ku po heton, por ende asnjë person të shoqëruar për ngjarjen. Ndonëse një person është identifikuar përmes fotove, që mendohet se është autori, por ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Haxhiaj pohon për BalkanWeb se policia ka disa pista ku po heton, që nga një konflikt pronësie. Po ashtu policia po heton edhe te fakti se Kërtusha ka qenë pedagog i jashtëm dhe nuk përjashtohet konflikti me ndonjë student.

Autori
Nga pamjet që publikoi dje BalkanWeb u pa se autori kishte veshur një palë pantallona të shkurtra atlete, bluze të kuqe të markës “Adidas” dhe në kokë mbante kapele dhe në fytyrë maskë anti-Covid dhe syze dielli. Ndërsa në shpinë mbante një çantë sportive, ku mendohet që mbante edhe dy pistoletat që përdori në plagosjen e 31-vjeçarit Ardit Kërtusha. Burime policore thanë për gazetaren Haxhiaj se autori, ka dyshime se ishte kamufluar me atë veshje, në mënyrë të tillë që të shmangeshin dyshimet. Ai mendohet se atë ditë ka bërë plazh në zonën e Currilave, dhe ka ndjekur Kërtushën në lokal dhe më pas e ka sulmuar.

Autori I Plagosjes Ardit Kërtusha
Autori I Plagosjes Ardit Kërtusha

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb