PRISHTINE – Reperi i grupit Babastars, Cozman është liruar pasditen e sotme nga paraburgimi, ku qëndroi për 48 orë, pas plagosjes së Noizyt, pranë një hoteli të njohur në Prishtinë.

Lajmin për lirimin e Ylber Abdullahut, i njohur si Cozman, e konfirmoi avokati i tij, Asdren Hoxha.

“Klienti im është liruar rreth orës 15:00 dhe tani është në shtëpinë e tij. Tash për tash Cozman është në shtëpi ndërsa gjërat e tij janë të konfiskuara. Ai është i lirë që nga sot pasdite. Mundet të vazhdojë lirshëm jetën e tij personale dhe aktivitetet e tij në muzikë. Është liruar me procedurë të rregullt për dyshimin mbi tentim vrasje, por ai vazhdon të jetë i dyshuar në rastin në fjalë. ”, tha avokati Hoxha.

Cozman u arrestua të martën pas një përleshjeje të armatosur në të cilën mbeti i plagosur rivali i tij, reperi nga Shqipëria, Rigels Rajku- Noizy dhe shoku i tij Varrosi. Bashkë me Cozman u arrestuan edhe vëllai dhe shoku i tij Albert Krasniqi, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurisë një muaj burg.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: