PRISHTINE – “Ndodhi një përleshje të cilën unë nuk e kam dëshiruar”. Kështu ka deklaruar në polici reperi Cozman, i cili u arrestua pas sherrit me Noizyn, pasditen e djeshme në Prishtinë.

Avokati i Cozman, Asdren Hoxha ka deklaruar se klienti i tij nuk ka patur si qëllim të konfliktohej. Avokati ka hedhur poshtë pretendimet se Cozman ka përdorur armën me të cilën u qëllua reperi nga Shqipëria, Noizy.

“Klienti im nuk e ka përdorur armën. Nuk e di kush ka gjuajtur me të”, tha avokati Asdren Hoxha.

Reperi Cozman, vëllai dhe shoku i tij janë ndaluar nga policia dhe ndaj tyre u caktua masa e sigurisë 48 orë burg, pasi akuzohen për tentativë vrasje.

Ndërkohë në rrjetet sociale po qarkullon një foto e reperit Cozman, ku duken qartë lëndimet që ka pësuar në fytyrë gjatë përleshjes me Noizyn. Balli i Cozman duket i ënjtur në pjesën e majtë, ndërsa syri i djathtë është nxirë. Një tjetër shenjë e ka edhe në buzë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: