ELBASAN

Ka shkuar nē 6 numri i të arrestuarve dhe në 12 i të shoqëruarve në polici pas ngjarjes kriminale që u rregjistrua në orët e vona të pasdites së të martës në aksin e rrugës Elbasan-Cërrik në vendin e quajtur “Ura e Zezë” në Papër, ngjarje pas të cilës rezultoi i plagosur i shumë kërkuari Nuredin Dumani.

Pas arrestimit të Dumanit në Fier dhe dy të tjerëve, mbrëmjen e djeshme u arrestuan po në këtë qytet edhe dy mjekë dhe një infermier që i kishin mjekuar plagët Dumanit në një ambient privat.

Ndërsa policia pas ngjarjes deri në mesnatën e fundit ja shoqëruar 12 persona të cilët janë duke u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e rēndë në të cilën dyshohet se janë përfshirë disa persona me precedentë kriminalë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb