Policia e Korcës ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në qytetin jug-lindor, ku një 48 vjecar ka plagosur një polic.

Sic thotë policia, ngjarja mund të ketë ndodhur, për shkak se 48-vjecari ishte gjobitur para disa ditësh nga polici, pasi kishte dalë jashtë pa marrë leje.

Policia thotë se autori i dyshuar është tashmë në komisariat, kurse polici në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Plagosi me mjet prerës për shkak të detyrës efektivin e policisë, kapet në kohë rekord dhe arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i ngjarjes.

Mesditën e sotme, pranë “Kullës Red” në Korçë, shtetasi I. F., 48 vjeç, dyshohet se për shkak të detyrës, ka plagosur me mjet prerës punonjësin e Komisariatit të Policisë Korçë S. Z., i cili ka qenë jashtë shërbimit dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Falë reagimit të shpejtë të Policisë dhe mirëorganizimit të veprimeve u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të detyrës, pasi 48-vjeçari, para disa ditësh është konstatuar duke lëvizur si këmbësor pa autorizimin përkatës dhe  është ndëshkuar me masë administrative, nga punonjësi i policisë.

Në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua një mjet prerës (thikë).

Punonjësi i policisë S. Z., aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb