Ashtu siç kishte paralajmëruar më herët Presidenti i Republikës Ilir Meta është nisur drejt Kavajës, ku mbrëmjen e sotme mbeti i plagosur sekretari i PD në këtë qytet.

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta njofton se Kreu i Shtetit sapo u nis nga Elbasani.

“Presidenti Meta, sapo u nis nga Elbasani, drejt Kavajës së pamposhtur të Demokracisë!✌??”, shkruan ai.

Blushi Fb
Blushi Fb

Bledar Okshtuni, 27 vjeç mbeti i plagosur sot pasi një anëtar i PS e qëlloi me armë në zyrën elektorale. Policia është vënë në kërkim të autorit Ndriçim Jonuzi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: