Pak orë pas operacionit të policisë në fshatin Remas të Lushnjës, Partia Demokrati ka ndërmarrë një aksion.

Deputeti demokrat, njëherazi Sekretari i Aksionit Qytetar Ervin Salianji është nisur për në Remas, për të vizituar shtëpinë e të moshuarit të plagosur.

Sipas të afërme, Haxhi Lika, 78 vjeç u qëllua nga policia në kokë ndërsa ishte në gjumë gjatë një operacioni ku u ndaluan djemtë e tij. Pritet që Salianji pas vizitës të japë edhe një prononcim për mediat.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb