Policia e Fushë Krujës ka reaguar menjëherë për ngjarjen e ndodhur në këtë qytet, ku pronari i një fasonerie ka mbetur i plagosur.

Sipas policisë, 61-vjeçari Arben Dedja është plagosur, për shkak të një konflikti të çastit. Dedja është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po merr ndihmën mjekësore.

Në qytet janë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 01.05.2021, rreth orës 18:50, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore  shtetasi A. D., 61 vjeç, banues në Krujë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe  ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit për kapjen e autorit.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokuorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb