Një plagosje me armë zjarri raportohet këtë të premte në rrugën e Kombit.

Gazetari Igli Çelmeta tha për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në afërsi të një karburanti.

Mësohet se i plagosur ka mbetur 51-vjeçari Martin Prenga. Policia bën me dije se janë shpallur në kërkim dy personat të cilët janë përfshirë në konflikt dhe po punohet për kapjen e tyre .

Vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi: 

Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri shtetasi M.P. 51 vjeç, banues në Klos, Mirditë.

Nga hetimet e paraprake dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në autostradën Rrëshen -Kukës, në Fan, Mirditë pas një konflikti të çastit të shtetasit M.P. me dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre, por për shkak të hetimit, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera për identitetet e tyre.

Vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb