Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar në konferencë se Policia bëri miër që arrestoi tre autorët e plagosjes në Kavajë, edhe pse vonë.

Meta thotë se Rama i dërgoi ata për të kryer aktin, bashkë me shtabin elektoral sepse më parë i mbante me të ngrëna, të pira e garanci.

Më tej Meta ka garantuar se do të ketë një ligj që kush shkel Kodin Zgjedhor s’do të ketë vend në administratë.

‘’Dua ti them kryerilindasit, mirë bëre që i arrestove rrugaçët e Kavajës. I mbaje 24 orë me të ngrëna, të pira e garancira.

Më akuzove se nxis dhunë në Kavajë. Ndërkohë që i dërgove ti e shtabi yt kriminal këta tre horra, dy punonjës bashkiakë, ai që bëri aktin i lidhur me narkotrafikant, që ti vdes pas këtyre.  Të lutem foton e Kavajës.

Ky Elesi kryetar i PS Kavajë, ky këtu Alket Beu baxhanaku i kryebashkiakut, ai Krali kryebashkiaku, Troplini polic bashkiak që hyri me dhunë në selinë e PD, ai tjetri është Jonuzi apo Tahiri se këta e kanë me 3-4 emra që bëri plagosjen, që skuqën zyrën e PD. Markel Shtylla drejtor i Policisë Bashkiake. Provokim i opozitës. S’kam asnjë lidhje me këta. Këta i nxit Edi Rama. Dhe këta  ta dijë Policia nuk kanë vetëm motive të dobëta. Policia bëri mirë që i arrestoi. Nuk e di a janë shkarkuar këta vagabondë, por s’do të ketë më vend në administratë pas 25 prillit, do ketë ligj ët posaçëm. Çdo njeri në administratë nuk do ketë më vend kush shkel Kodin Zgjedhor. Duhet ta kenë të qartë. ‘;- tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: