Në emisionin ‘’Pikat mbi i’’ të Ola Brukos në News24 është diskutuar mes analistëve Artur Zheji dhe Mentor Nazarko mbi plagosjen brenda selisë së PD në Kavajë dhe sulmi tek xhamia e ‘Dine Hoxhës’ në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Zheji thotë se ngjarja e Kavajës me variantin që jep PS nuk përputhen, prandaj thekson se PS duhet të gjejë një përgënjeshtrim mbi fakte, ose të kërkojë falje dhe të thotë se ishte vetëm një segment i PS në Kavajë.

Sipas tij, këto zgjedhje nuk po metabolizohen mirë nga njerëzit, prej mesazheve negativiste që vijnë kryesisht nga Rama dhe që ndjellin urrejtje.

Nga ana tjetër Mentor Nazarko thotë se ngjarja e Kavajës mund të ketë një domethënie elektorale përderisa ka ndodhur brenda selisë së PD, kurse për atë tek xhamia ‘Dine Hoxha’ tha se po të mos ishte për sqarimin e babait të autorit, mund të merrej si një përplasje fetare në Shqipëri.

 

ARTUR ZHEJI: Mendoj që ngjarjet, i bashkon të dyja, kanë të përbashkët rrugën e Kavajës, Kavajën. Fakti që ndodhin, kemi këto nxehje gjakrash, marrim variantin që tha PS, plagosja në selinë e PD ishte hakmarrje për motive të dobëta. Po e marrim të mirëqënë. Si ka mundësi që një person hyn me armë zjarri në një seli të rëndëishme. Si ka mundësi që i njëjti person ha drekë me kryetarin e Bashkisë, Policisë Bashkiake, aktivistë të dorës së parë të PS në Kavajë. Nuk përputhen. PS të gjejë një përgënjeshtrim që i qëndron fakteve dhe kohës, ose të kërkojë falje të thotë se u çmend një segment i PS në Kavajë, po s’do të thotë që të cmendet dhe pjesa tjetër.

Ajo e rrugës së Kavajës është e paprecedentë, nuk janë sulmuar kurrë xhamitë e kishat. Ka diçka që nuk shkon. O ka klimë të madhe konfliktuale në terren. Këto zgjedhje nuk po metabolizohen mirë nga njerëzit. Mesazhet negativiste, se fushata negativie vjen kryesisht nga Rama. Pra krijohet urrejtje. Dhe kontrolli mbi territorin po del nga kontrolli.

 

MENTOR NAZARKO: Përveç faktit që dy ngjarjet kanë ndodhur në Rrugën e Kavajës, dhe një në Kavajë. E këtë që po thoni ju, nuk shoh një e përcaktuar, që janë elektorale apo politiek. Mund të ketë domethënë elektorale ajo e Kavajës, që ndodhi brenda një selie të PD, ai ishte sekretar i njësisë zgjedhore. Kurse ajo tek rruga e Kavajës, që nëse nuk do e sqaronte i ati, do ishte akt i përplasjes ndërfetare në Shqipëri. I ati katolik, e ëma myslimane, që frekuentonte xhaminë. Preferoj që më mirë të t’i referohem asaj çfarë thotë i ati, është me destabilitet psiqik, me depresion, i ndaluar nga Policia. Në vend ta ushqejmë këtë, të ndajmë nga çfarë ka ndodhur në Kavajë.

ARTUR ZHEJI: Këto e trondisin klimën në periudhë zgjedhore.

MENTOR NAZARKO: Që të mos tronditen, burrat e urtë si puna jonë. Ju referova të atit, duket më i qeti.

ARTUR ZHEJI: Mbron djalin ai, edhe unë po të isha do e mbroja. Është disekuilibër. Unë mendoj, pse godet tani, është pranvera apo zgjedhjet, lajthitje mendore apo është krijuar klimë?

MENTOR NAZARKO: Kavaja është realitet elektoral zakonisht pro PD. Edhe ky ka qenë me PD kaloi me PS.

ARTUR ZHEJI: Ajo foto është diskriminuese.

MENTOR NAZARKO: Të ketë kaluar me PS është probabilitet i lartë.

ARTUR ZHEJI: S’mund të hyjë me pistoletë në selinë e PD.

MENTOR NAZARKO: Është shumë e rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb