KROÇË

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja e një 59-vjeçari nga vëllai i tij 61-vjeçari Koçi Mitre në Pustec të Korçës.

Gazetarja Lorena Kodra, raporton për “BalkanWeb”, se dy vëllezërit ishin duke pirë alkool në një lokal të fshatit ku banoni, në momentin kur ka nisur debati.

Fillimisht sipas gazetares, ata kanë debatuar verbalisht, e më pas Koçi Mitre, ka nxjerr thikën dhe ka qëlluar vëllain, Pali Mitre, duke e lënë të plagosur rëndë, në zonën e kraharorit dhe të shpatullës.

Ky i fundit është dërguar me urgjencë për në spital, ndërsa vëllai i tij, Koçi Mitre, është arrestuar në kohë rekord nga policia dhe aktualisht ndodhet në ambientet e komisariatit të Korçës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb