Arrestohet një 25-vjeçar në qytetin e Elbasanit. Policia thotë se ai ka tentuar të prishte vendin e ngjarjes, pasi në lokalin e tij ndodhi një plagosje. Po ashtu mësohet se ka kundërshtuar me dhunë edhe punonjësit e Policisë të Patrullës së Përgjithshme.

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

R. L., 25 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi në lokalin në pronësi të tij, ku u plagos me mjete të forta shtetasi L. I., ka tentuar të prishë vendin e ngjarjes, duke i kundërshtuar me dhunë shërbimet e Policisë që po bënin sigurimin e vendit të ngjarjes.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: