Të shtëna me armë janë shënuar mesditën e sotme në plazhin e Radhimës, duke shkaktuar panik tek pushuesit që ndodheshin në zonë.
Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për News24 dhe BalkanWeb, se autori ka qëlluar drjet vëllait të tij, ndërsa arsyeja e konfliktit ka qenë për administrimin e plazhit. Në konflikt janë përfshirë Beniamin Kondi dhe Edison Kondi.
Turistët mësohet se janë larguar të frikësuar nga plazhi, ndërsa policia ka identifikuar autorin dhe po punohet për arrestimin e tij.