Lista Serbe njoftoi sot se do të organizojë protesta në lidhje me plagosjen e dy personave në Shtërpcë të Kosovës.

“Ftojmë të gjithë qytetarët nga e gjithë Kosova që nesër të vijnë në këtë protestë paqësore dhe demokratike, për të mbështetur të plagosurit dhe familjet e tyre, por edhe për të ngritur zërin kundër tiranisë së Albin Kurtit, pasojë e së cilës është kërcënimi për paqen dhe persekutimin e vazhdueshëm të popullit serb në këto zona”, njofton Lista Srpska.

“Ata po përpiqen të na dëbojnë nga kjo zonë në çdo mënyrë të mundshme. Unë kam një mesazh për ata që nuk duan serb në këtë zonë – ne kurrë nuk do t’i harrojmë fëmijët tuaj dhe nuk do t’ju falim kurrë për atë që bëtë dje”, tha kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb