VLORA

Gazetari Enrik Mehmeti ka dhënë detaje nga plagosja e sotme në qytetin e Vlorës. Erygs Likaj mbërriti në spital i qëlluar me armë zjarri, dyshohet pistoletë.

Ai ka plagë në të dyja këmbët teksa Policia e ka marrë në pyetje në spital.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Lungomare, por nuk dihet ende vendi i saktë se ku u plagos Likaj.

Deri më tani Likaj nuk njihet për person problematik apo me rekord kriminal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb