DURRËS

Një plagosje ka ndodhur gjatë natës në Gjuricaj të Durrësit teksa një 40-vjeçar nga Mirdita ka qëlluar me armë zjarri në këmbë një 36-vjeçar tjetër.

Policia njofton se i plagosuri ka qenë i dënuar më parë për dhunim në banesë të kryer në bashkëpunim, kurse autori është tashmë në kërkim nga Policia.

Ngjarja ka ndodhur rrëth orës 1:00 të natës në Gjuricaj dhe konflikti ka qenë për motive të dobëta.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Ishëm/Durrës

 

Plagosi me armë zjarri një 36-vjeçar, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit G. S., 40 vjeç, banues në Mirditë.

 

Ky shtetas, më datë 06.10.2020, rreth orës 01:00, në fshatin Gjuricaj, Ishëm, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin E. T., 36 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, i dënuar më parë për dhunim banese, kryer në bashkëpunim.

 

Shtetasi E. T. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb