Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur rreth mesnatës së kaluar në Vlorë.

Ngjarja është regjistruar në Kaninë, ku i plagosur ka mbetur 38-vjeçari E. B., ndërsa rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta për policinë.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 29.05.2021, rreth orës 23:30, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. B, 38 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb