Një person është plagosur mëngjesin e sotëm tek tregu i makinave në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për mediet kosovare.

“Rreth orës 07:30 kemi marrë informatën se në Tregun e veturave në Prishtinë, një person është plagosur nga arma e zjarrit. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor. Ndërkohë policia është duke punuar për identifikimin e personit të dyshuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: