Një plagosje me thikë ka ndodhur pak më parë në Divjakë, ndërsa policia ka arrestuar menjëherë autorin.

Në pranga ka rënë shtetasi Elidion Tarko, i cili ka tentuar të vrasë 34-vjeçarin A. K., duk e e goditur me thikë.

Njoftimi i policisë:

Kapet në kohë rekord nga policia autori i ngjarjes i cili tentoi të vriste me thikë një shtetas.

Sot rreth orës 10:20, në një lokal në fshatin Spolatë, Divjakë, shtetasi E. T., 30 vjeç, banues në Gradishtë, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë duke e goditur me thikë shtetasin A.K., 34 vjeç, banues në Gradishtë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar shërbimet e policisë Divjakë të cilët falë veprimeve të shpejta operacionale bënë të mundur kapjen e autorit, shtetasin E.T., i cili ishte larguar nga vendngjarja dhe ishte fshehur në një kanal.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua thika me të cilin autori kreu veprën penale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb