Një therje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e 2 marsit në Mitrovicën e Veriut – komunë e banuar me shumicë serbe – ku dy qytetarë të nacionalitetit serbë kanë mbetur të plagosur, dhe të dy ndodhen në Qendrën Spitalore në veri, njëri në gjendje më të rëndë.

Kështu tha për Radion Evropa e Lirë drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti. Ai tha se dorasi ka ikur, por që sipas tij, PK-ja ka informacione për të dhe tashmë është në proces të kërkimit të tij.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili shkroi në rrjetin social Facebook se për këtë është njoftuar nga Policia, tha se “njësitet relevante policore tashmë kanë dyshime të bazuara mbi dorasin e këtij akti, i nacionalitetit serb, është pjesëtar i strukturave paralele kriminale të Serbisë”.

  • foto galeri

“Njësitet policore do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në bazë të kompetencave që kanë në mënyrë që dorasi apo dorasit e këtij sulmi të sillen sa më parë para drejtësisë”, shkroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb