SARANDË

Një 18-vjeçare është proceduar penalisht nga policia e Sarandës pasi ka plagosur duke hedhur nga shkallët një bashkëmoshatare.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetases E. M., 18 vjeçe, banuese në Sarandë.

Kjo shtetase në ambientet e brendshme të shkollës, ka hedhur nga shkallët shtetasen R. B., 19 vjeçe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: