ITALIA

Kryeministri Giuseppe Conte lajmëron se Italia fillon hapjen nga 4 maji por me një plan të diferencuar sipas zonave, nga ato më pak të prekura tek zonat e kuqe.

Conte thotë se do donte që nesër të ishte kryer hapja e menjëhershme por duhet të jetë graduale dhe plani i detajuar do të jetë të dielën.

Po ashtu ai thotë se ka konstatuar që shumë qytetarë janë të lodhur tashmë nga sakrificat dhe përpjekjet dhe i duhet një relaksim me lehtësimin e masave.

Conte gjithashtu përmend edhe bizneset dhe akivitetet komerciale duke premtuar se do i hapë sa më shpejt të jetë e mundur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb