Shitja e Chelseas është kthyer në një nga çështjet më të rëndësishme ditëve të fundit. Në korridoret e zyrave të Bluve të Londrës flitet çdo ditë për blerësit e mundshëm të klubit, pas sanksioneve të Roman Abramovich.

“Goal.com” bën me dije se një ofertë interesante nga disa pronarë arabë ka mbërritur te skuadra e Premier League. Ky propozim përfshin plan për ndërtimin e “Stamford Bridge”, duke e shndërruar këtë të fundit në impiantin sportiv më të shtrenjtë që ka njohur ndonjëherë Mbretëria e Bashkuar.

Jo vetëm kaq.  Rinovimi i lojtarëve që janë në skadencë kontrate si Azpilizcueta apo Rudiger nuk pritet të jetë një problem. Gjithsesi, për momentin, asgjë nuk mund të thuhet me siguri. Procedurat për blerjen e Chelseas janë bërë tejet të komplikuara, pasi kushdo që është i interesuar, duhet fillimisht që të bisedojë me qeverinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb