TIRANË

Kryeministri Edi Rama mendon se politikanët në Shqipëri duhet të vaksinohen të fundit fare.

I pyetur për një plan vaksinimi për krerët e partive politike, si Basha, Kryemadhi apo Meta, Rama deklaroi se vetë u vaksinua për të promovuar procesin.

“Unë jam vaksinuar sepse kam bërë të njëjtën gjë që kanë bërë të gjithë kolegët e mi nëpër Europë dhe nëpër botë dhe nuk është për të siguruar veten, por për të promovuar vaksinimin. Kur në vendet e tjera të dalë ndonjë skemë për vaksinimin e politikanëve do ta konsiderojmë, por unë mendoj që politikanët në Shqipëri duhet të vaksinohen të fundit fare, kaq e thjeshtë është”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb